BREAKING NEWS

BBC News konfirmon ekzistencën e vaksinave me çip të Bill Gates, miliarderi përgënjeshtron dhe akuzon mediat sociale

BBC News  konfirmon ekzistencën e  vaksinave me çip të Bill
x

Aktualitet

Pastori Akil Pano hedh dyshimet e forta, zbulon çfarë qëndron pas tragjedisë së familje Josifi: Mund të kenë eksperimentuar...

Pastori Akil Pano hedh dyshimet e forta, zbulon çfarë qëndron

Pastori Akil Pano, thotë se familja Josifi nuk ishte pjesë e Kishës Ungjillore në Tiranë dhe se vajzat vite më parë frekuentonin kishën ungjillore në Përmet.

“Ato kanë qenë pjesë në Përmet e kishës ungjillore, ku vajzat ishin ende të mitura, por nga informacionet që une kam në Tiranë nuk kanë qenë pjesë”, tha pastori.

Tragjedia e rëndë sipas pastorit, nuk duhet parë vetëm në kontekstin fetar, por të lidhur edhe me faktorë të tjerë.

“Unë do shikoja izolimin si faktor kryesor dhe nëse ato do të ishin pjesë e një kishe, do të çliroheshin nga izolimi”

Pastori, hedh dyshimet se kjo tragjedi mund të jetë e lidhur me një sekt që ka eksperimentuar me gratë e familjes Josifi.

“Ka shume gjasë që të kenë ushtruar eksperiment njerëzor, për të kuptuar sa mund të luftojë njeriu për çfarë është keqdrejtuar të besojë”.

Ai po ashtu thotë se sekte të tilla në Shqipëri, janë të pranishme.

“Jam i prirur të bësoj që po dhe duhet monitorim më i mirë për sektet jozyrtare dhe që nuk ushtrojnë jetë publike”.

Familja Josifi, prej disa kohësh ishin shkëputur nga aktivitetet fetare, duke vazhduar besimin sipas tyre brenda mureve të shtëpisë, por Pastor Akil Pano thotë se kjo është formë e gabuar.

“Mund të prodhojë të tjera tragjedi. Ceremonia nuk mund të zhvillohet në vetmi”.