BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Aktualitet

PD do të mbledhë të dielën forumet më të larta, Nano zbulon çfarë pritet të ndodhë, tregon dy politikanët që ‘fshihen’ pas Lulzim Bashës: Është tërhequr zvarrë nga...

PD do të mbledhë të dielën forumet më të larta,

Analisti Mustafa Nano ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për të mbledhur të dielën forumet më të larta Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar për të vendosur me gjasë rrugën ku do të ecë partia më e madhe e opozitës pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Nano i cilësoi vendimet e PD si taktika të Bashës për të fituar kohë, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati nuk ka demonstruar të jetë lider dhe ka lënë përshtypjen që është tërhequr zvarrë nga dy mumje si Berisha dhe Meta.

Intervista e Nanos për MCN TV

Nano, Partia Demokratike mbledh kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, pritet që të ketë një reflektim mbi përgjegjësinë e Bashës për rezultatin e zgjedhjeve?

Nano: Nuk besoj që nga mënyra se si është përcaktuar argumenti për të cilën janë thirrur këto forume. Janë bërë për t’i dhënë kohë Bashës për taktika të reja. Një person që vetëm humb ka filluar një tur nëpër Shqipëri. Basha përcakton tematikën e bisedës në forume, ai i ka lexuar në mënyrën e vet zgjedhjet dhe gjithë të tjerët që i lexojnë ndryshe janë të lutur të mos flasin sepse tema është “masakra elektorale”. Nuk e di pse i bën këto gjëra.

Në këtë periudhë Basha i ka njohur gabime vetes, por pa i specifikuar ato. Ku mendoni se ka gabuar Basha në raport me drejtimin e partisë dhe opozitën që ka bërë?

Nano: Mua për herë të parë Basha më ka pëlqyer në dy muaj deri më 25 prill, doli para shqiptarëve me një portret të moderuar dhe këto të japin frute. Për sa i takon pjesës që ka bërë liderin e opozitës ai nuk ka demonstruar që të jetë një lider. Nuk ka qenë si i zgjedhur, por ka lënë përshtypjen që është tërhequr zvarrë nga dy mumje, Berisha dhe Meta. Nuk ka treguar se ka pasur në plan një epokë të re politike. Të dëgjoje pas zgjedhjeve që Basha fliste dhe një tufë që thërrisnin “liri demokraci”, tregon që kjo parti ka mbetur në vitet 1990-të. Si drejtues i opozitës vetëm gjatë fushatës më ka pëlqyer, ndoshta ngaqë ka pasur këshilltarë të huaj të mirë. Rama gjatë fushatës u tha shqiptarëve një gjë që e dinë të gjithë që Basha nuk është lider.