Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pedagogu: Për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve

Postuar: 14/02/2018 - 19:51

Pedagogu Mark Marku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës për debatin mbi reformën e arsimit të lartë dhe pagat e vonuara.

Marku u shpreh se ligji i arsimit të lartë është i pazbatueshëm, pasi nuk zbatohen aktet nënligjore.

Sipas tij për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve njësoj si në Parlament.

“Nuk është problemi vetëm për vonesën e pagave, por ne kemi shtruar edhe probleme të tjera të rëndësishme për Universitetin. Ligji është i pa aplikushëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. 2 vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për arsimin nuk kanë dalë aktet nënligjore dhe bëhet i pazbatueshëm. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Pjesa financiare e Universiteteve duhet të japë llogari, pra në asamble apo në senat”, tha Mark Marku në “News 24”.

Sipas Markut për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve dhe apelon qeverinë që të mos bëjë aleancë me krimin. Ai u shpreh se qeveria ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka pjesë përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrinë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin. Duhet të verifikohen veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”- tha Mark Marku.

Ndër të tjera, Marku u shpreh se Forumi për Liri Akademike ka kërkuar negociata me qeverinë, pasi universitetet publike dhe private sipas tij kanë probleme të mëdha.

“Ne kemi kërkuar negociata me qeverinë dhe nuk kemi kërkuar që kryeministri të vijë të na bëjë leksion. Ne kërkojmë të ulemi dhe të diskutojmë për ligjin për arsimin e lartë. Ai takim që u bë ishte pa agjendë. Universitetet publike dhe private kanë probleme të mëdha. Ne po themi se ata kanë krijuar një piramidë të madhe dhe nuk duam të bëjmë show.

Ne jemi njerëz të lirë që mbrojmë misionin tonë dhe nuk pranojmë që Universitetin ta degradojnë që ne të na vijë turp që punojmë aty”- tha Marku.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 12:26

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar për qarkun e Korçës. Në listën me 22 persona, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Postuar: 20/11/2018 - 12:13

Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zg

Postuar: 20/11/2018 - 12:07

Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajmi ku theksohet se ish-oficeri i sektorit të antidrog

Postuar: 20/11/2018 - 11:52

Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën për t’u futur në grevë urie për sh

Postuar: 20/11/2018 - 11:33

Zyrat e  institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana

Postuar: 20/11/2018 - 11:08

Sherr në zyrat e Hipotekës në Fier.

Postuar: 20/11/2018 - 11:02

Edhe pse me një masë dënimi dhënë nga gjykata, një 32-vjeçar nga qyteti i Elbasanit eshtë arrestu