BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e
x

Aktualitet

Pengmarrja dhe asgjësimi i Jan Prengës, shpresa për gjetjen e trupit të viktimës, policia gjen prova kyçe pranë kompleksit “Golden”

Pengmarrja dhe asgjësimi i Jan Prengës, shpresa për gjetjen e

Kur ka kaluar gati një muaj nga rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, grupi hetimor ka ringjallur shpresat për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit. Mësohet se grupet e kërkimit kanë gjetur një plastmas me njolla gjaku 1 kilometër larg kompleksit “Golden”. Ekspertët e policisë besojnë se plastmasi mund të jetë përdorur për të mbështjellë trupin e Prengës. Por një përgjigje për këtë pritet ta japin analizat e njollave të gjakut. Grupi hetimor pas gjetjes së plastmasit të gjakosur e ka dërguar atë me urgjencë në laboratorin e kriminalistikës për të mësuar nëse është gjaku i Prengës apo jo. Ndërkohë policia ka marrë masat dhe ka rrethuar një perimetër prej 500 m2 dhe nëse laboratori sjell përgjigje se gjaku i përket Prengës, do të bëhet një kontroll i imtësishëm në zonë për gjetjen e trupit, e cila do të jetë një provë e fortë për personat e akuzuar dhe arrestuar si autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime nga policore bëjnë me dije se dyshohet se trupi është groposur në këtë zonë, pasi u nxor nga kompleksi i Altin Hajrit, që është ende në kërkim. Momentin e nxjerrjes, prokuroria e ka dokumentuar me anë të disa pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat gazeta “SOT” i disponon. Këto foto janë marrë nga kamerat që gjenden në bodrumin e kompleksit Golden. Ato tregojnë 5 persona që mbërrijnë me një makinë të bardhë tip Range Rover, e nxjerrin trupin e Jan Prengës që aty dhe e fusin në një furgon të bardhë, i cili largohet nga kompleksi. Autorët ishin të maskuar, por kur nisin të fshijnë gjurmët i heqin maskat dhe rrobat, të cilat i fusin në disa qese të zeza. Prokuroria dyshon se rrëmbimi i Prengës ka ndodhur pas prishjes së pazareve të drogës në Angli mes vëllait të viktimës dhe disa personave të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga njëri prej vëllezërve të Jan Prengës në prokurori përmendet emrin i Dritan Rexhepit, si urdhërues i pengmarrjes. Sakaq Prokuroria i ka vendosur sekuestro preventive resortit “Golden” në Shijak ku u dërgua Jan Prenga pasi u mor peng mesditën e 17 janarit 2020.

Hetimet

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dhe prokurorisë, bëhet me dije se Jan Prenga hyri i gjallë në resortin “Golden” në Xhafzotaj të Shijakut, ku si pasojë e torturave dhe dhunës së ushtruar, dyshohet se ka gjetur vdekjen. Kështu rrëmbyesit e tij, e kanë nxjerrë më tej të mbështjellë me qese të zeza, pasi e kishin zhveshur, teksa rrobat mendohet se ia kanë djegur dhe nën akuzën e fshehjes së provave, është i dyshuari i arrestuar gjatë së martës, Festim Bexhdili. Nga hetimet e policisë janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M.Bajrin nga Shkodra. Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jan Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë sebep për vrasjen e të vëllait. Rexhepi, rezulton se monitoron trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri. Menjëherë pas rrëmbimit policia kë vënë në përgjim familjarë të Prengës, ndërsa gjatë telefonatave me persona jashtë vendit është evidentuar konflikti i vëllezërve me grupin e Shijakut. Kjo ka vënë në lëvizje policinë duke zbarkuar në resortin e vëllezërve Hajri, ku dyshohej se mbahej pengu. Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së restortit “Golden”. Hetuesit kanë dyshime se ata kanë patur rol aktiv në rrëmbimin e Prengës. Tre javë pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për këtë ngjarje dhe hetimet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.