BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Aktualitet

Pengmarrja e biznesmenit Moka në 2021, Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq Seit Manahasën dhe kushëririn e tij Muhollari, ja ngjarja e plotë

Pengmarrja e biznesmenit Moka në 2021, Prokuroria e Elbasanit çon

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për çështjen e pengmarrjes së biznesmenit Gani Moka dhe punonjëses së tij F.D., të cilët më shumë se 1 vit më parë u morën me dhunë dhe u kërcënuan nga biznesmeni Seit Manahasa, 38 vjeç dhe kushëriri i tij Kreshnik Manahasa (Muhollari), 37 vjeç për t’u paguar 20 mijë euro. Organi i akuzës së qytetit të Elbasanit vendosi që dy kushërinjtë e arrestuar të gjykohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Heqja e pa ligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ngacmim seksual”.
Moka u qëllua me gur në kokë dhe e zhveshën, dy kushërinjtë e filmuan
Gani Moka, i cili përfaqëson kompaninë “Certi Ë South Balkans” që ushtron aktivitet në certifikimin ISSO të bizneseve dhe pronar i kompanive  “Agricoltura Moderna Europe” dhe “I-Research 2014” po udhtëonte me punonjësen  e tij F. nga Lushnja drejt Elbasanit në 21 maj 2021 për të negociuar me përfaqësuesit e kompanisë së peshkimit dhe përpunimit të peshkut “Rozafa”. Gjatë rrugës, ata janë ndalur në Peqin  tek një biznes inertesh pasi kishin vendosur të bisedonin me pronarin e këtij biznesi për certifikimin. Por, në mënyrë të papritur, pranë tyre ka mbërritur një fuoristradë “BMË X5”, të cilët u kanë kërkuar me kërcënime që të shkonin me ta deri te një biznes. Me të mbërritur atje, Seit Manahasa dhe Kreshnik Manahasa (Muhollari) kanë dhunuar biznesmenin Moka duke i kërkuar që t’u paguante 20 mijë euro pasi pretendonin se skrepi i kompanisë së tyre u ishte dëmtuar. Sipas dëshmisë së Mokës, ai tregoi se është goditur me gur në kokë prej kushërinjve Manahasa si dhe është zhveshur nëpërmjet kërcënimeve. Dy të arrestuarit i kanë filmuar pengjet duke kërcënuar biznesmenin Moka se nëse nuk paguante 20 mijë euro, do ta publikonin videon në “YoutTube”. Në një moment të caktuar, ata e kanë kërcënuar sërish se nëse denonconte ngjarjen në polici, do t’i ekzekutohej familja. Akuza e ngacmimit seksual është ngritur ndaj Kreshnik Manahasës (Muhollari), i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me punonjësen F.D.Dy kushërinjtë Manahasa u kanë marrë pengjeve 12 mijë lekë  të reja. Pasi Moka u ka premtuar se do t’i paguajë dhe nuk do të bëjë denoncim në polici, kushërinjtë Manahasa i kanë liruar. Më pas, biznesmeni Moka ka telefonuar të birin në Tiranëpër ngjarjen e ndodhur si dhe një mikun e tij biznesmen në Elbasan. Ky i fundit e udhëzoi që të bënte denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, pasi këta të fundit ishin vënë në dijeni për ngjarjen e ndodhur. Një ditë më pas, RENEA arrestoi 38-vjeçarin Seit Manahasën, ndërsa shpalli në kërkim kushëririn e tij 37-vjeçar, Kreshnik Manahasën.
“I forti i Peqinit” Seit Manahasës, i arrestuar në 2020 për vrasjen e Emiljano Ramazanit
Seit Manahasa njihet me nofkën “i forti i Peqinit”. Ai u arrestua nga policia në 27 korrik 2020 së bashku me babain e tij Albertin, pasi poshtë serbatorit të një makine në servisin e tyre të, u gjet një pistoletë TT, e cila dyshohej se ishte përdorur në 20 korrikun e atij viti në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Por, në 23 dhjetor 2020, babë e bir u liruan me faktin se nuk mund të provohej fajësia e tyre ose bashkëpunimi me ngjarjen e ndodhur. Më herët, Seit Manahasa u kap dhe u dënua nga Gjykata e Elbasanit së bashku me Klajdi Hasanin dhe Altin Sheshin (Agalliu), për akuzën e "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim kryer në mënyrë të rrezikshme” mbetur në tentative dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve”.
Berisha akuzoi Ballën se bashkë me Dumanin futën në kurth familjen Manahasa
Për vetë arrestimin e Albert dhe Seit Manahasës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, se përdori vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin për të fshehur armën e vrasjes së Emiljano Ramazanit me qëllim që të shënjestrohej e sulmohej familja Manahasa. Sipas kreut të Grupit të Rithemelimit të PD, kjo familje nuk kishte pranuar që të bënte fushatë për PS në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndaj sipas tij, Balla është hakmarrë ndajtyre. “Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për të shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles. Të zotët e garazhit përsëri dëshmojnë. Po pse nuk shkoni ju njëherë t’i takoni ata? Ata tregojnë që po revolen e kanë vendosur. Dyshojnë tek ky. Sepse ky u ka kërkuar që të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale. Dhe ai ka thënë jo, nuk marr pjesë në fushatë elektorale, nuk bëj fushatë për ty, nuk jam i majtë. Dhe ku ja kanë vendosur revolen? Në një vend që e shihnin të gjithë, që shkoi policia ta kapë”, shprehej Berisha në një konferencë për mediat nga selia e PD.