BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Aktualitet

“Për gati 5 minuta zona ishte nën terror nga breshëri të forta të automatikëve”/ Goditje precize dhe çorientuese, strategjia që përdorën për atentatin në Milot. S’ka asnjë pamje filmike, ishin në dijeni që kamerat…

“Për gati 5 minuta zona ishte nën terror nga breshëri

Klisman Preçi u vra dhe Ylli Brahimi u plagos si pasojë e një atentati që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot. Teksa dy miqtë ktheheshin në banesat e tyre, poshtë pallatit i prisnin autorët që mendohet të kenë qenë të paktën 3 persona (dy që kanë qëlluar dhe shoferi).

Preçi dhe Brahimi mësohet se kishin qenë bashkë për të pirë kafe dhe në momentin që janë kthyer në sheshpushimin e një pallati u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të blinduar tip fuoristradë “Land Chrysler”. Autorët duket se e kanë ditur për makinën e blinduar dhe kanë ruajtur momentin sapo janë hapur dyert për të qëlluar. Mësohet se autorët kanë pritur të paktën 10 minuta para banesës së shënjestrave të tyre dhe i kanë ditur të gjitha lëvizjet.

Autorët duket se kanë qenë profesionistë dhe preciz në goditjen e shënjestrës së tyre. Madje ata kanë qëlluar edhe gomat e makinës së blinduar duke mos ju lënë mundësi dy miqve që të largoheshin.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sa i përket viktimës dhe të plagosurit, kjo nuk ishte hera e parë që ndaj tyre kryhej atentat.

Klisman Preçit i është bërë atentat në Maj të këtij viti në dalje të qytetit të Lezhës teksa udhëtonte me makinën Mercedes-Benz ML së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi. Ata u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje. Ai dhe kushëriri i shpëtuan paq atentatit.

Ylli Brahimit i është bërë atentat edhe në Janar të vitit 2021. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor.Për këto dy ngjarje të para disa kohëve nuk ka autor.

Sa i përket ngjarjes së mbrëmshme, Brahimi është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Sipas informacioneve, atentatorët, dy persona të armatosur dhe të maskuar, kanë ndjekur objektivin e tyre duke i qëlluar në lëvizje deri sa kanë zbritur nga makina e blinduar me targa të Shkupit poshtë banesës së Preçit dhe janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre.

Pas ngjarjes një makinë u gjetur duke u djegur në fshatin Gramëz në Krujë që besohet e u përket autorëve pasi në brendësi ka pasur dy armë kallashnikovi.

Ndërkohë ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.

Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen.

Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve.

Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.