BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Aktualitet

Për herë të parë, Shqipëria do të dërgojë një mision komando për të shërbyer në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se për herë të parë Shqipëria do të dërgojë Forca Komando në Kosovë, që do të shërbejë në KFOR.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Ministria e Mbrojtjes njoftoi edhe se një togë shqiptare do të dërgohet për të shërbyer në misionin e Nato-s në Afganistan.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.

Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, shkruhet në njoftimin në “Facebook”.

Për herë të parë, Shqipëria do të

Për herë të parë, Shqipëria do të

Për herë të parë, Shqipëria do të

Më të lexuarat