
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Përballje "El Pentitosh" në SPAK/ Erjon Alibej rrëfen bisedat me Dumanin për përfshirjen e të vëllait në atentat: Vë dorën në Kuran dhe betohem që në vrasje...

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shtator 2023

Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurorisë, ka dalë në skenë emri i Dashnor Dumanit, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, si pjesëmarës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”.
Krahas Alibejt, në këtë atentat të ndodhur në 29 dhjetor 2018, u vranë Arben Dylgjeri, si edhe shtetasi turk Erdal Durunay.
Emri i Dashmir Dumanit, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili teksa tregon veprimtarinë e tij kriminale në vrasjet me pagesë, jep detaje mbi bisedën e parë të nxehtë që ka zhvilluar me Nuredin Dumanin.
“…mbaj mend që në fillim të bisedës, sapo u takuam, Nuredini më përmendi dhe më tha që këtu tek ty kam ardhur në dijeninë e Festim Qolit…", ka treguar Alibej.
Takimi i parë mes finacuesit të vrasjeve dhe ekzekutorit, është bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku Alibej jetonte, thotë gazetari Elton Qyno.
Sipas Alibej, Nuredin Dumani në këtë takim kishte dijeni, për secilën ngjarje që i kishte ndodhur familjes së tij. Ndërsa ai vetë, Erjoni kishte mbledhur shumë informacione përpara se të takohej dhe fliste me Nuredinin.
Të shumëkërkuarit "fshihen" në liri në Dubai, Manja çon 3 drafte në ministrinë e Jashtme për ekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe
“…një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi në Bradashesh, ishte dhe vëllai i Nuredinit, që quhet Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, që Dashnori ka qenë një nga ekzekutorët.
Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…”.
Por Nuredin Dumani nuk e pranoi këtë akuzë që i ka bërë Erjon Alibej, duke i shpjeguar këtij të fundit që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe nuk fliste.
Siç tregon në dëshminë e tij, Erjon Alibej, Nuredinit i ka thënë se në atentatin ndaj familjarëve të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dashnor Dumani, e persona të tjerë.
“…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë… Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.
“…pas rreth 2 orë e gjysem diskutim, krijova një mendim për Nuredinin, që më korrespondote me të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini, mesova nga ai dhe për persona dhe ngjarje të tjera si Dorian Shkoza, që unë nuk kisha patur dijeni…”.
Më të lexuarat


U kap me lëndë narkotike në një lokal në Krumë, arrestohet 38-vjeçari

Blerja e votave ditën e zgjedhjeve në Kavajë, SPAK mbyll hetimet, ja çfarë u zbulua (Detajet)

E rëndë në Delvinë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset i riu

Gjykata merr vendimin për ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tij

Zbulohet një bazë e grupeve kriminale në Fushë Kuqe, e pëson keq pronari, ja çfarë sekuestron policia (Emri)

Si u vra 14-vjeçarja pas rrëmbimit? Gazetari i njohur zbardh detaje tronditëse: U asfiksua, më pas...

Trafikonte dhe shpërndante kokainë, bie në pranga 59-vjeçari (Detaje)

Inskenoi vrasjen e Liridonës/ Gazetari zbulon detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë: Policia u bind për përfshirjen e burrit kur nuk fali xhenazen në varrim

Vrasja e Liridonës/ Shqiptari nga Suedia zbulon shifrën: Nuk ishte 20mln €, ja sa ishte maksimumi i siguracionit për të ndjerën

Jeta e Mirush Kabashit, ja gjurmët që la në artin shqiptar
