BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Përdhunoi të miturën dhe e kërcënoi se do i publikonte videot, flet djali i 65-vjeçarit monstër: Është fajtor, më ka thënë që nuk ka përdorur dhunë!

Përdhunoi të miturën dhe e kërcënoi se do i publikonte

“E dënoj veprimin e babait tim”, kështu është shprehur djali i i Abas Dokut, 65-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçarje në Babrru, nxënëse në shkollën ku ai kishte qënë roje.

Ai e dënon aktin e rëndë të të atit dhe thotë se është konfrontuar fizikisht me të atin. Djali shton po ashtu se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë cështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,- thotë ai.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Më të lexuarat