BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Aktualitet

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte

Shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku është arrestuar mbrëmjen e sotme nga SHÇBA pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë e cila ishte paraqitur në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga disa persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani dhe të një psikologu. Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar seksualisht nga shefi i Policisë Izmir Duraku, atëkohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

Kush është Izmir Duraku dhe a është kjo një ngjarje e përsëritur?

Afro tre vite më parë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj ka dhënë disa prononcime në media ku ka treguar se pas 6 vitesh kanosje dhe dhune sistematike nga bashkëshorti nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Për këtë, Vera Camaj u shpreh vite më parë se kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit.

Aty mbesa e Martin Camaj përballet me Izmir Durakun, shefi i Policisë i arrestuar sot nga SHÇBA. Duke shkuar në Komisariat ajo mendonte se do ta ndihmonin dhe dikush do t’i hapte derën, por në fakt i ndodhi e kundërta ose ndoshta me keq. Shefi i Policisë Duraku, në vend që të pranonte kallëzimin e Vera Camaj dhe ndoshta t’ja bënte më të lehtë rrugën për të marrë urdhrin e mbrojtjes, i kërkoi favore seksuale.

“Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atëkohë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj mori veç përbuzje dhe “u dhunua” për së dyti nga shefi i Policisë të cilit i kërkoi ndihmë. Prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil.

Nuk dihet nëse rasti i Camajt ka ndodhur më herët se ai i vajzës për të cilën Izmir Duraku u arrestua sot apo e kundërta, por fakti është se fenomeni i rëndë ëshët i përsëritur dhe nga i njëjti person, me uniformë.