Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përdori si pretekst xhirimet për filmin e ri, cila ishte arsyeja që e çoi drejt Italisë Gjergj Xhuvanin

Postuar: 14/08/2019 - 21:52

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e sotme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij. Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkë produksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familja e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhet të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme. Por fatkeqësisht në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 17:20

Reshjet intensive, të cilat nisën prej mesditës së kësaj të marte, kanë krijuar probleme në disa zona të vendit.  Kjo situatë e vështirë pritet të zgjasë edhe të paktën në 48 orët në vijim.

Postuar: 12/11/2019 - 17:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në linjën e autobusit Kombinat-Kinostudio.Mësohet se gjatë udh

Postuar: 12/11/2019 - 17:05

Përplasje të forta ka pasur sot me policisë dhe banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet, pasi I

Postuar: 12/11/2019 - 15:52

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtar

Postuar: 12/11/2019 - 15:23

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e nisi punën mëngjesin e sotëm për prishjen e një

Postuar: 12/11/2019 - 14:53

Sipas mediave greke ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë i dekompozuar në fshatin Kato Ko

Postuar: 12/11/2019 - 14:49

Policia e Lezhës ka arritur të bjerë në gjurmët e një 40 vjeçari, të shpallur në kërkim për vepra