BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Përdorimi i të dhënave/ PD njoftoi padi në SPAK ndaj E-Albania, vjen reagimi i menjëhershëm nga Agjencia Kombëtare e Informacionit

Përdorimi i të dhënave/ PD njoftoi padi në SPAK ndaj

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar e para pas shkrimit të publikuar lidhur me përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale.

Në reagimin e tyre zyrtar AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale, duke shtuar se çdo informacion që depozitojnë qytetarët jo vetëm që nuk ruhet por as nuk përpunohet nga stafi. 

“Sulmet e Partisë Demokratike ndaj platformës E-Albania, e cila siguron shërbimet publike online për qytetarët janë të pabaza. Ne e kuptojmë se PD është në fushatë por kjo nuk justifikon sulmin politik ndaj një institucioni që është kryekëput në shërbim të qytetarëve. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale”, thekson AKSHI.

Një reagim për këtë çështje ka bërë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili e konsideroi shpifje, pretendimet e selisë blu.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”, shkroi Balla në faqen zyrtare në “Facebook”.

Partia Demokratike, përmes kandidatit për deputet në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se krijimi i një serveri me të dhënat personale është një shkelje flagrante e privatësisë, duke paralajmëruar një padi në SPAK.