BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x
BREAKING NEWS

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata
x

Aktualitet

Përfitoi para duke mashtruar, e pëson keq 44-vjeçari, zbardhet ‘skema’

Përfitoi para duke mashtruar, e pëson keq 44-vjeçari, zbardhet

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përfitonte para duke mashtruar.

Shtetasi me inicialet E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, akuzohet se kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Më të lexuarat