BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Përfituan 3 milionë euro nga grabitjet në Gjermani, Krimet e Rënda dënojnë me 12 vite burg kokën e grupit të “skifterëve”

Përfituan 3 milionë euro nga grabitjet në Gjermani, Krimet e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 12 vite burg Kadjos Dervishin, personin e akuzuar se ka grabitur biznese të ndryshme në Gjermani, ku vlera e përfituar nga këto grabitje shkon në rreth 3.1 milion euro. Ai u gjykua në Shqipëri për grabitjet e kryera në Gjermani. Autoritet gjermane e konsiderojnë Dervishin si një prej organizatorëve të një grupi kriminal shqiptaro-gjerman që kryenin vjedhje me thyerje, në dëm të sipërmarrjeve të ndryshme në Gjermani. Një nga grabitjet më të bujshme të këtij grupi është ajo e pajisjeve të mediave që furnizoni të gjithë Evropën. Ndërsa referuar hetimeve, grabitjet kapnin shumën e 3.1 milionë eurove. Gjykata e Krimeve të Rënda dha verdiktin final për Dervishin, duke e shpallur fajtor për tre raste të grabitjeve në vitin 2011, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa e shpalli të pafajshëm për 3 raste grabitjesh, të ndodhura në vitin 2009. Gjithashtu, është bërë konfiskimi i disa makinave që ka në pronësi Dervishi, duke kaluar në favor të shtetit. Referuar letër-porosive të mbërritura nga Gjermania, rezultonte se janë vërtetuar veprat në këto episode: Gjatë natës së datës 03 gusht 2011 në firmën “P.Smehyl MedientechniK”, ku janë vjedhur kamera shumë të shtrenjta me vlerë rreth 100 mijë euro. Gjithashtu në hapësirën kohore nga data 22 janar 2011 deri në datën 23 janar 2012 në firmën “Arri rental gmbh” janë vjedhur kamera dhe mediateka në vlerën 800 mijë euro.

Hetimet

Gjithçka ka nisur në vitin 2013, kur autoritetet gjermane pas hetimeve të kryera, kishin krijuar dyshimi e arsyeshëm se personi nën hetim Klaudjos Dervishi, ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptaro-gjermane, e cila ishte krijuar me qëllim për të kryer vjedhje me thyerje. Autoritetet gjermane ranë në gjurmët e Dervishit pas një vjedhje të pajisjeve dixhitale. Ata në mbështetje të Konventës Këshillit të Evropës për ndihmën e ndërsjellët juridike, në fushën penale i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare nëpërmjet letër-porosisë, me objekt “kontrolli dhe konfiskimi i aseteve në kuadër të një procesi hetimor kundër Klaudjos Dervishit”. Sipas autoriteteve gjermane duhej urdhëruar ngrirja e aseteve për sigurimin e të drejtave civile të palës së dëmtuar, sepse ekzistonte shqetësimi se personi nën hetim pas marrjes dijeni për situatën objektive dhe ligjore, do të bënte gjithçka për të zhvendosur pasurinë e tij. Sipas informacioneve të tyre, malli i vjedhur ishte dërguar dhe përdorur në Shqipëri. Nga hetimet gjermane, në vitin 2013, me prezencën e oficerit të policisë gjermane z. Masel, i cili ishte krye komisar në Policinë Kriminale Komisariati nr.51 i Drejtorisë së Policisë së Mynihut, Gjermani, është bërë kontroll në disa televizione private në vend, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin materialeve të grabitura, pasi kishte dyshime se ato ishin shitur në Shqipëri. Mësohet se ky kontroll nuk solli rezultatet që priteshin, pasi nuk u bë e mundur gjetja e tyre. Konkretisht, në letër-porosi kërkohej kontrolli në ambientet e televizionit privat “Top Chanel”, ambientet e kompanisë private “Digitalb”, në ambientet e televizionit Privat “Tv Klan” dhe në ambientet e televizionit “BBF”. Ndërkohë, po në vitin 2013, është bërë edhe konfiskimi i një hoteli në pronësi të Dervishit. “Në kërkesën e saj, Prokuroria ka parashtruar se nga hetimet e autoriteteve gjermane të drejtësisë, ka rezultuar se shtetasi Klaudjos Dervishi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka realizuar në disa episode vjedhje me dhunë/thyerje në sasi të mëdha që kap vlerën prej 3.129.616,000 euro. Duke dyshuar se këto sende të vjedhura (kamera dhe aksesorë të tyre) janë shitur në Shqipëri, në kërkesën për ekzekutimin e letër-porosisë kërkohet konfiskimi i aseteve dhe ushtrimi i kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve në ambientet e disa televizioneve private në vend”, shkruhej në vendimin për ekzekutimin e letër-porosisë.  

Elvis Myrta

Më të lexuarat