BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Përfundojnë hetimet për laboratorin e heroinës në Has, SPAK dërgon në gjykatë dosjen për Avdylajt, 25 persona të pandehur

Përfundojnë hetimet për laboratorin e heroinës në Has,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykatë dosjen voluminoze dhe të shumëpërfolur 339, e cila deri tani ka çuar në pranga 63 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kjo dosje voluminoze është ndarë në shtatë nënçështje. Dosja e dorëzuar 3 ditë më parë në gjykatë, përmban hetime për 25 persona të akuzuar për prodhim dhe trafikim droge në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Pjesa tjetër akuzohen për tjetërsim pronash, shpërdorim detyre, apo manipulim të zgjedhjeve. Hetimet nisën në dhjetor 2016 pas arrestimit të 3 personave në Kavajë, tashmë të dënuar për trafik heroine.

Më pas prokuroria zbuloi se pas tyre fshiheshin persona me influencë në zonën e Shijakut. Ata trafikonin kokainë dhe heroinë nga Kolumbia dhe Turqia për ta shpërndarë në Europë ku dërgonin edhe kanabis. Në përgjime dilnin ata që njihen si “Avdylajt e Shijakut”. Këtij grupi, me degë në Durrës, Lezhë, Fier e Sarandë, iu kap në Itali në shkurt të 2017-ës një dërgesë me 2 ton kanabis. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Pas hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar, pasuri të paluajtshme truall në bregdet me sipërfaqe 300 mijë m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5 milionë euro. Hetimet në lidhje me këtë çështje vazhdojnë. Pjesë e dosjes janë edhe ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka që po përballen në gjykatë njëri për shpërdorim detyrë si ish-drejtor i burgjeve dhe tjetri për çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të të pandehurve Astrit Balliu (alias Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma “b”, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi.

Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesë milion) euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.