
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Përfundon në SPAK kryebashkiaku socialist i këtij qyteti, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi zyrtarin e lartë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari, është paditur ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme. Padia është bërë nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përmes një padie të dorëzuar në SPAK nga koordinatori i LSI-së Vojo Bregu, LSI i kërkon SPAK të hetojë në lidhje me akuzat e tyre se kryebashkiaku i Vorës ka lejuar “krijimin e një grupi kriminal” me qëllim “tjetërsimin e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, përmes falsifikimeve” siç tha Vojo Bregu.
“Sot kemi depozituar ne SPAK nja kallezim penal, ne ngarkim te kryetarit te bashkise Vore si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese ne kete bashki. Keta shtetas, dyshohet se kane kryer disa vepra penale, sic jane korrupsioni aktiv per blerjen e votes dhe shperdorimi I detyres, ne formen e grupit te strukturuar kriminal.
Qellimi kryesor i ketij grupi kriminal eshte tjetersimi i votes se banoreve te bashkise Vore, dhe me konkretisht, me ane te falsifikimeve te formulareve, si dhe akteve te verifikimi si dhe ato te rivleresimit lidhur me demet e shkaktuara nga termeti, veprime qe nuk jane as me pak as me shume nje nuk tentative e paster per blerje vote, me ane te dhenies se prones publike me qera ne kundershtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe se fundmi me ndryshimin e struktures, qe pavaresisht se eshte bashkia me borxhin ne nivelin me te larte ne Shqiperi rreth 226 perqind, ka shtuar rreth 70 punonjes, ndermejet ketyre dhe persona me rekorde kriminale, me qellimin e vetem perdorimin e votes se tyre dhe familjareve ne zgjedhjet e 25 Prillit.
Duke qene se SPAK eshte nje nga organet ligjzbatuese te dala nga reforma ne drejtesi, une jam I bindur se denoncimet tona si ky rast I sotem, qe jane te mbeshtetur ne prova dhe fakte konkrete, jane nje mundesi me shume per SPAK dhe gjithe organet e drejtesise te deshmojne se jane ne mbrojtje dhe sherbim te te gjithe qytetareve shqiptare dhe jo nje arme ne duart e mazhorances ,qe qartazi me me llojin dhe karakterin e denoncimeve te saj po tenton te perdore SPAK dhe drejtesine ne pergjithesi per gjueti shtrigash dhe eliminim te kundershtareve politike para zgjedhjeve”.
Më të lexuarat


Pëllumb Pipero nxjerr njoftimin urgjent: Ky lajm është i pavërtetë! Mjeku i njohur nuk ka vdekur siç raportojnë mediat, ndodhet në gjendje të rëndë nga Covid në Stamboll

Goditi për vdekje me shkop të atin, 25-vjeçari tregon arsyen e krimit

Një humbje e madhe! Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Kur do të marrë fund pandemia? Mjeku Jorgji jep lajmin e keq

Mjeku shqiptar tregon si të dallojmë shenjat e koronavirusit dhe kur duhet të shqetësohemi: Kjo është simptoma që duhet pasur shumë kujdes!

Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë...

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID dhe kur këshillohet skaneri? Mjeku penumolog Adrian Jorgji jep përgjigje për disa pyetje që shqetësojnë sot qytetarët!

Bilanc tragjik i numrit të vdekjeve në 24 orët e fundit/ Ministria e Shëndetësisë zbardh të dhënat zyrtare, ja sa persona kanë rezultuar me covid nga 3308 testime të kryera (Shpërndarja gjeografike)

E trishtë/ Humb jetën sipërmarrësi i fuqishëm dhe pronari i hotelit të njohur në vendin tonë, stafi i tij ndan lajmin e hidhur: Dhimbje e thellë, lider i jashtëzakonshëm

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ La makinën në mes të rrugës dhe çoi gruan e fëmijët në shtëpi, kur zbriti e qëlluan me pistoletë, si ndodhi sherri në mes të Bllokut
