BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Përgjaken rrugët që në mëngjes/ Aksidentohet ambulanca me një automjet në Sarandë, infermierja e plagosur rëndë niset me urgjencë drejt Tiranës (DETAJE)

Përgjaken rrugët që në mëngjes/ Aksidentohet ambulanca

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë. Ambulanca është aksidentuar nja një automjet tjetër dhe si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë infermierja me inicialet A.R.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.13 në qytetin e Sarandës.

Në momentin që është aksidentuar ambulanca ka qenë duke shkuar të marrë një të sëmurë.

Ajo është përplasur me një "BMW X5" me targa angleze.  I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i BMW-së.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, infermierja është nisur me helicopter drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i makinës me targa angleze po merr mjekimin në Sarandë. Makina e këtij të fundit, pas përplasjes, përfundoi brenda një lokali, në pronësi të personit me iniciale E.K..

Njoftimi i policisë

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.