BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Aktualitet

Përhapet frikshëm koronavirusi në vend, zbulohet sa raste të reja janë identifikuar sot vetëm në Tiranë

Përhapet frikshëm koronavirusi në vend, zbulohet sa raste të

Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit me raste të shtuara gjatë ditëve të fundit, fill pas lehtësimit të masave.

ABC News mëson se gjatë ditës së sotme janë konstatuar 11 raste të reja me koronavirus vetëm në Tiranë.

Rastet e reja janë në qytet, ndërsa nuk dihet ende numri i të prekurve nga virusi në QSUT, të dhëna që do t’i publikojë Instituti i Shëndetit Publik gjatë mesditës së sotme.

QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni në Tiranë, ku dyshohet se mjekët dhe infermierët e konfirmuar pozitivë gjatë ditëve të fundit të jenë infektuar prej pacientëve.

Më herët u raportua për dy raste të reja me koronavirus në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë.

Të infektuarit janë dy mjekë, të cilët gjithashtu dyshohet se janë infektuar ngapacientët.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konstatuar katër raste të reja me koronavirus edhe në Lushnje duke e rifutur këtë qytet në hartën Covid, ndërsa sëfundmi mësohet se kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe 6 raste në Mat.

Më të lexuarat