BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Aktualitet

“Përjashtimi i Berishës, vendim i vonuar”, Agim Baçi nxjerr prapaskenat e përplasjeve brenda selisë blu dhe ka një mesazh për Lulzim Bashën: Kur iu prek interesi personal reagoi!

“Përjashtimi i Berishës, vendim i vonuar”, Agim

Demokrati Agim Baçi e ka cilësuar si të vonuar vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, për përjashtimin e liderit historik të PD-së.

Sipas tij, Basha duhet ta kishte marrë këtë vendim që në vitin 2017, kur e mori drejtimin e PD-së. Në këtë kontekst, Baçi thekson se ky vendim është i vonuar, por edhe i hidhur njëherësh.

“Largimi nga grupi i PD-së duhet ta kishte bërë Berisha vetë, se një lider, një burrë shteti e di shumë mirë se çfarë është SHBA. Nuk mund ta lejonte pasardhësin e saj të marrë një vendim të tillë. E një burrë shteti kështu sillet, mund të deklaronte se unë i ngrij marrëdhëniet me PD-së deri sa të zgjidhen këto probleme me qëllim që të lejonte PD-në të ecte përpara. Ndjej keqardhje si për qëndrimin e zoti Berisha dhe të zoti Basha. Vendimi është i drejtë dhe PD-ja është drejt zgjidhjes. Nuk e shikoj drejt përçarjes, e nuk është nevoja që të një gjë të tillë. Të paktën kemi ngjarje dhe jo heshtje. Kemi një PD që do të shkojë drejt një procesi që do të qartësojë këtë”, deklaroi Baçi në emisionin ‘Breaking’.

Ai e cilësoi si paradoksale qëndrimin e Berishës gjatë këtyre tetë viteve në raport me Bashën, duke heshtur dhe reagoi vetëm atëherë kur iu prekën interesat personale.

“Paradoksale, Berisha ka heshtur për 8 vite që ka drejtuar Basha dhe ka vepruar. Përderisa i ka pëlqyer një gjë e tillë ka heshtur.  Berisha nuk reagon për tetë vjet për ato çfarë ndodh dhe reagoi vetëm në momentin kur preket interesi personal, kjo është paradoksale për një lider që pretendon se i njeh marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Nuk them dhe nuk jam dakord me mënyrën se si rrjedhin ngjarjet, Berisha nuk lejoi që PD të ecte përpara”, theksoi Baçi.

Ai shtoi se “përgjegjësinë që e ka mbajtur Berishën si lider është Basha, çdonjëri që do të ishte zgjedhur do ta largonte që nga viti 2017. Ai deklaroi se Berisha mund të kandidojë ku të dojë ai, kaq mbështetës i madh ka qenë. Ne akuzojmë zotin Basha se pse nuk ka marrë vendime më përpara, duke e lënë Berishën si lider. Duke marrë këtë vendim, Berisha reagoi kur u prekën interesat personale, e kjo nuk është sjellje e një lideri, duhej të distancohej dhe të lejonte PD-në të ecte përpara. Tani kemi një  Lulzim Basha pa hije përballë Berishës dhe Ramës, është në çastin e tij politik për të treguar veten se është lider”.