BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Aktualitet

Përkeqësohet moti, një ciklon i fuqishëm përfshin Ballkanin! Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim dhe kur do nisin reshjet e borës

Përkeqësohet moti, një ciklon i fuqishëm përfshin

Erërat e fuqishme në disa rajone dhe vranësirat të cilat tani kanë përfshirë vendin tonë janë në kuadër të ciklonit të fuqishëm me qendër në Adriatikun verior. Ky ciklon shtrihet nga jugu i Skandinavisë përmes Evropes qendrore e deri në jug të Detit Adraitik, Jon dhe kemi një vorbullë edhe në Egjipt në Afriken veriore, pra kemi të bëjmë me masa të fuqishme dhe të mëdha ajrore ciklonike të cilat janë përgjegjësi për destabilizim të motit.

Cikloni pritet të ndahet në dy pjesë. Njëra vorbull sonte pritet të kalojë në Evropen lindore duke hapur korridorin që nga veriu të fillojnë të depërtojnë gradualisht masa më të ftohta ajrore. Një tjetër vorbullë mbetet ende aktive në Itali dhe pikërisht kjo e dyta pritet të na sjellë reshjet e para të borës natën mes së hënës dhe së martës.

Me kalimin e frontit të parë do të fillojnë erërat veriore dhe gradualisht do të ulen temperaturat. Me ardhjen e frontit tjetër (natën e së hënës) erërat veriore pritet të fuqizohen temperaturat të ulen edhe më shumë dhe për këtë arsye priten reshje bore pas reshjeve të shiut të cilat priten sonte dhe nesër.

Reshje bore priten në gati krejt territorin e Republikës së Kosovës, por nuk duhet pritur shtresa të mëdha nëpër ultësira. Shtresa pritet të ketë në viset kodrinore-malore të Kosovë, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, normalisht edhe në Mal të Zi. Reshje bore priten nesër natën edhe nëpër ultësira të Kosovë dhe në ato rajone që i cekëm më lartë, por nëpër ultësira nuk priten reshje të mëdha që do të krijonin shtresa të mëdha. Priten reshje estetike dhe shtresa dekorative. Lokalisht në ndonjë rajon priten shtresa pak më solide për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Të martën na pret ditë e ftohtë dimërore me rrymime të forta nga veriu. Vende-vende ende priten reshje bore të cilat pritet të ndërpriten.

Ditëve të ardhshme pritet të vazhdojë moti i ndryshueshëm dhe pas uljes së ndjeshme të temperaturave pritet të kemi rritje të sërishme gjatë mesjavës për tu ulur sërish në fund të javës./MeteoBallkan