
Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, SPAK kërkon 4.5 vite burg për Ibrahim El-Salih, arrestohet në Shkodër një 47-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dje 5.4 vite burg për Ibrahim El Salih (Lekica/Muxhahid), i akuzuar për sulme terroriste, por për shkak të gjykimi të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit. Sipas SPAK, ka bërë thirrje në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, po në marrjen në pyetje gjatë fazës së hetimeve ke shfaqur pendesë. Hetimet e SPAK janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit) dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.
Prangoset një 47-vjeçar në Shkodër
Ndërkohë dje jë 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër për armëmbajtje pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.SH., pasi iu gjet restorant një pistoletë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Sekuestrohen mbi 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi shqiptar
Nga ana tjetër, një 27-vjeçar është proceduar nga policia, pasi nuk deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës një shumë prej 13 mijë eurosh. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. A. Mësohet se policia kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit gjeti 13 100 euro. I riu nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. “Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prangoset një 36-vjeçar në Cërrik
Po ashtu, një person është arrestuar dje në Cërrik për vjedhje. Mësohet se në pranga ka rënë një 36-vjeçar me iniciale B.M. Bëhet me dije se i riu është autori i 7 vjedhjeve të kryera në seri gjatë një periudhe kohe të caktuar. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, finalizuan operacionin policor të koduar “Often”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: B. M., 36 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Vjedhja". Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në fshatin Qerret, Kavajë. Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javës së fundit të muajit janar, ka vjedhur sende të ndryshme, në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë”, njoftoi policia.
Më të lexuarat


Ja çfarë ndodh me motin duke filluar nga nesër

Autorët sulmuan ‘TCh’ me makinën e tij, flet pronari i Range Rover-it dhe zbulon si i vodhën mjetin

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Lënë Kosovën për Shqipërinë, kush janë 3 kampionet olimpike kosovare që i bashkohen këtij institucioni të lartë në vend

"Ku është floriri i Kërrabës? Pse e vranë kosta Trebickën?"/ Nis protesta para SPAK-ut. Zbardhet çfarë po ndodh

Dimër në pranverë! “Mëngjesi i sotëm tipik dimri ka regjistruar temperatura -4 gradë”/ Lajda Porja tregon kthesën e madhe që pritet për ditët në vazhdim…

Aksident i frikshëm në Pukë-Qelëz/ Botohet makina dhe plagosen 3 persona, transportohen me urgjencë në spital, zbardhet gjendja shëndetësore

Gjendet prova e vetme që mund të zbardhë sulmin terrorist ndaj Top Channel/ Zbulohet gjurma e ADN-së në një nga predhat, ja çfarë ka pikasur ekspertiza për armët që janë përdorur

Zbardhen detaje të reja nga sulmi me kallashnikov ndaj 'Top Channel', Policia e Tiranës përjashton disa nga pistat e ngritura

I dënuar me 25 vite burg, Gjykata Tiranës merr vendimin për ‘Ufon’, zbulohet shteti ku do shlyejë dënimin Ilir Paja
