Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier, raportohen tre persona të plagosur

Përplasen dy makina në Fier, raportohen tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë. Ka qenë drejtuesi i automjetit tip 'Benz' ai i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur dhe duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Tre personat e dëmtuar kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Fier

Informacion paraprak

Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit "Benz" shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.