Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasja për Gjykatën Kushtetuesen, Klodiana Lala thotë ku gaboi Meta

Postuar: 13/11/2019 - 22:01

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Real Story” debatin mes institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lala tha se Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij për në Kushtetuese, por ajo shtoi se fakti që vendi është prej kohësh pa këtë gjykatë, e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve.

“Në momentin që vajtën listat te Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim germë për germë të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”, tha Lala.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:30

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se ajo që kryeministri Rama e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

Postuar: 11/12/2019 - 14:18

Prokuroria tashmë ka në dorë akt-ekspertimin e ADN-së për Redjan Rrajën.

Postuar: 11/12/2019 - 13:59

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa.

Postuar: 11/12/2019 - 13:57

Moti për orët në vazhdim dhe ditën e nesërme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ul

Postuar: 11/12/2019 - 13:38

Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, T