BREAKING NEWS

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka bërë me gjak nuk do i vlejnë atje në gropë. Jam gati të dorëzohen në autoritetet shqiptare nëse Sali Berisha...

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka
x

Aktualitet

Përplasja me armë në banesën e të dashurës së përbashkët në Kavajë, policia nxjerr detajet e rënda: Efektivi qëlloi për vdekje një person me armën e shërbimit (EMRAT)

Përplasja me armë në banesën e të dashurës së

Sherri për një grua ka çuar në përplasje me armë mes dy burrave në Kavajë, si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është efektivi i policisë Bledar Toçi, i cili është dërguar rreth orës 01:00 të mëngjesit në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Toçi dhe viktima, Dritan Haxholli kanë shkuar në të njëjtën kohë në shtëpinë e të dashurës së tyre, e cila kishte marrëdhënie me të dy, dhe kjo ka bërë që ata të nxjerrin armët dhe të qëllojnë mbi njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës, dhe viktima dyshohet që të jetë banor i zonës. Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur një armë pistoletë dhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë për vrasjen në Kavajë:

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë,  shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.  Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë.  Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë  rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.