BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Përplasja me armë në ish-Bllok, prokuroria mbyll hetimet, merren të pandehur Marviol Billo, Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

Përplasja me armë në ish-Bllok, prokuroria mbyll hetimet, merren

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen e një prej ngjarjeve më të bujshme të viteve të fundit që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Bëhet fjalë për ngjarjen e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën rëndë Elio Hato dhe Ervis Martinaj. Një vit e gjysmë pas ngjarjes së rëndë organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur për këtë çështje Marviol Bilon, Ervis Martinajn dhe Ervin Matën. Dosja ndaj këtyre personave i ka kaluar gjykatës, e cila do të vendosi gjatë seancës paraprake nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake, Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinaj dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb në nofull dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është dhe ajo e “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Mes personave që është marrë i pandehur rezulton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë. Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku besohet se prokuroria ka ngritur akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilo të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës. Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në tetor të vitit 2018 në një lokal në ish-Bllok. Si pasojë e këtij konflikti mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç. Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata. Por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen. Hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.

Ngjarja

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqani “Monopol” ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popesku, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë ka kaluar një automjet dhe personi apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Maviol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Marviol Bilo me qëllimin për ta larguar. Disa minuta pas këtij momenti, në një lokal janë përfshirë në një përplasje me armë Ervis Martinaj, Eljon Hato, Marviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabian Gaxha. Ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash, ndërsa pas saj të gjithë personat e përfshirë janë arratisur, për t’u arrestuar dhe dorëzuar njëri pas tjetrit në ditët dhe muajt në vazhdim. I fundit, i cili iu dorëzua autoriteteve, është Ervin Mata, i konsideruar si një person pjesë e konfliktit të nisur, por edhe Mata u la i lirë vetëm një ditë pas dorëzimit.