BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Fier/ Plagoset 23-vjeçari, policia shpall në kërkim autorin (DETAJE)

Përplasje me armë zjarri në Fier/ Plagoset 23-vjeçari,

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ka tentuar të vrasë një person.

Bëhet me dije se Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale "Moskallzim krimi" shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier.

Mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale "Moskallzim krimi" shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Moskallëzim krimi".