BREAKING NEWS

Përfundon takimi me Thaçin, reagon menjëherë Albin Kurti, tregon çfarë u vendos: S’ka qeveri të re, pa zgjedhje e Kuvend të ri

Përfundon takimi me Thaçin, reagon menjëherë Albin Kurti,
x

Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.Mësohet identiteti i të plagosurve, ata janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) rreth 40-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

Bëhet me dije se personat kane qenë brenda në lokal dhe ndaj tyre është shtënë nga jashtë lokalit.

Xhaxhai i 28-vjeçarit Roland Çepa, thotë se 50-vjeçari, pra personi i dytë që mbeti i plagosur kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

"Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas babapat (breshëri). Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu" tha ai.