BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Përplasjet e forta/ Fevziu shpjegon manovrat e Ilir Metës dhe kryeministrit Rama: I njoh mirë që të dy, do putheshin po të ishte interesi

Përplasjet e forta/ Fevziu shpjegon manovrat e Ilir Metës dhe

Gazetari Blendi Fevziu foli për përplasjet Rama-Meta. Ai tha se i njeh të dy mirë dhe sipas tij sado që t’i nxirrnin dhëmbët e do të kërconin njëri-tjetrin, po aq do përqafoheshin e do putheshin po të ishte interesi.

Fevziu tha:

“Po nuk është hera e parë, Rama dhe Meta kanë lëshuar aq shumë akuza sa asnjëri në Shqipëri nuk ka shkëmbyer me njëri tjetrin dhe Rama dhe Meta kanë bërë aq kompromise të çuditshme se askush në Shqipëri nuk ka bërë me njëri-tjetrin. Kështu që nga ky aspekt nuk marr të mirëqenë asnjë nga deklaratat e tyre, asnjë nga momentet e tyre nervoze, apo të dashurisë. I njoh shumë mirë të dy, e di që janë njerëz aq pragmatistë, saqë do t’i nxirrnin dhëmbët e do të kërconin njëri-tjetrin, po aq do përqafoheshin e do putheshin po të ishte interesi. Kështu që sa i takon deklaratave është mirë as mos i marrin në konsideratë.”