BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

Përplasjet për Kushtetuesen / Juristi Sokol Azizaj jep mesazhin e fortë

Përplasjet për Kushtetuesen / Juristi Sokol Azizaj jep mesazhin e

Juristi Sokol Azizaj tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij duhet që në 2017 të niste zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në 2017 duhet të niste zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qënia në kohë e dy viteve me vonesë, do sillte aspirata të ndryshme në Kushtetutë. Sot ne nuk kemi mangësi të karakterit të normës kushtetuese. Ne e dinim që edhe në Shqipëri ekziston një fabul se; oreksi vjen duke ngrënë. Pashë që të gjithë kandidatët për organet e pushtetit gjyqësor kanë qenë anëtarë komisionit të reformës. Në këto kushte formatimi i Gjykatës Kushtetuese me të ardhur nga komisioni i reformës sikur e bën të dyshuar procesin e reformës, ndaj dhe numri i kandidatëve është i reduktuar. Paragjykimi ose kandidimi i një grupi të vogël njerëzish që vinë të frustruar janë të paragjykuar. KED është në çedim ligjor dhe kushtetues, anëtarët e saj duhet te kenë kaluar Vettingun, por një pjese e tyre nuk janë përfshirë fare ne Vetting. Ligji thotë; ju anëtarët e KED duhet të jenë të vetuar. Po janë të gjithë të vetuar? Jo. Gjykata Kushtetueses nuk pritej që të shkarkoheshin të tërë? Po pritej”, tha juristi në News24.