BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Aktualitet

Përvetësoi 500 mijë euro duke u hequr si miku i Gregor Ramës, prokuroria kërkon 10 vite burg për Klodian Cirunën

Përvetësoi 500 mijë euro duke u hequr si miku i Gregor

Dhjetë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Klodian Cirunën i akuzuar se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë rreth 500 mijë euro tre biznesmenëve në kryeqytet. Prokurori Bledar Maksuti në përfundim të leximit të pretencës ndaj 42-vjeçarit, i kërkoi gjykatës shpalljen e tij fajtor dhe dënimin me 10 vite burg. Klodian Ciruna, i cili rezulton pranuar i një qendre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. 42-vjeçari u gjykua me gjykim të shkurtuar dhe në rast se ai do të shpallet fajtor automatikisht do të përfitoi uljen me 1/3 të dënimit. Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama. Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t'i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama.

Hetimet

Sipas dosjes hetimore, Klodian Ciruna akuzohet se duke i premtuar leje ndërtimi apo marrjen e tenderëve të ndryshëm në kryeqytet, dyshohet se ka marrë rreth 500 mbijë euro, nëpërmjet mashtrimit biznesmenëve të ndryshëm. Sipas organit të akuzës në kallëzimet e tyre përpara hetuesve kanë deklaruar se 42-vjeçari i premtonte leje biznesmenëve duke i kërkuar shuma të konsiderueshme parash. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se mashtruesi i merrte këto para biznesmenëve duke përmendur emrat e drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, madje në një rast ai ka përdorur dhe emrin djalit të kryeministrit. I akuzuari për mashtrim, Klodian Ciruna duke shfrytëzuar një kompani “call center” që kishte hapur, u çonte mesazhe telefonike sikur ishin shkruar nga drejtues të lartë të bashkisë, personave që u kishte marrë eurot dhe u kishte premtuar lejet e ndërtimit. Në këto mesazhe të falsifikuara, viktimat e Cirunës siguroheshin se strukturat e bashkisë ishin duke përgatitur lejet e ndërtimit. Duke parë se ky lloj mashtrimi po mbante të qetë klientët e Cirunës, ky i fundit mendoi të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej se do t’i jepej rikonstruksioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet. Përdorja e emrit të djalit të kryeministrit ishte dhe ajo që zbuloi skemën e mashtrimit të Cirunës. Pas marrjes së këtij mesazhi, ndërtuesi ka dyshuar seriozisht dhe pasi ka informuar me mesazh kryeministrin, mori përgjigjen prej tij se ky ishte një mashtrim. Atëherë ndërtuesi denoncoi Klodian Cirunën, denoncim i cili u pasua edhe me të tjerë persona që ishin mashtruar në shuma të konsiderueshme. Organi i akuzës beson se përveç personave që kanë depozituar kallëzim, Ciruna ka mashtruar edhe të tjerë të cilët për momentin nuk kanë vendosur ta denoncojnë, ndërsa vetë i arrestuari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim. Ditën e diel, Klodian Ciruna doli përpara togave të zeza të kryeqytetit për tu njohur me masën e sigurisë. Ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat, por provat e sipërpërmendura kanë bërë që gjykata të pranojë kërkesën e prokurorisë duke rikonfirmuar masën “Arrest me burg”, për 41-vjeçarin. Klodian Ciruna ka qenë i dënuar më parë po për mashtrim.

Elvis Myrta

Më të lexuarat