BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Përvetësoi pronat në Kashar, dënohet me 7 vite burg ish përgjegjësja e kadastrës

Përvetësoi pronat në Kashar, dënohet me 7 vite burg ish


Gjykata e Tiranes dënoi me 7 vite burg, ish-përgjegjësen e Kadastrës në Këshillin e Qarkut Tiranë, Henrieta Hyka. Ajo u gjet fajtore për falsifikimet në tjetërsimin e pronësisë së tokave në zonën e Kasharit. Shqyrtimi gjyqësor vërtetoi veprimtarinë kriminale të ish-zyrtares me qëllim përfitimin me pa të drejtë për njerëzit e saj të afërm të mijëra metrave/katrorë truall në zonën e Kasharit. Sipas organit të akuzës përveç falsifikimit të pronësisë së tokave, sikur ishin dhënë me ligjin 7501, falsifikimi kishte arritur deri në atë pikë, sa një sipërfaqeje prej 500 metra/katrorë truall, i është shtuar shifra 4 përpara duke e regjistruar truallin si 4500 metra/katrorë. Kjo skemë ishte dhe arsyeja që zbuloi përgjegjësen e kadastrës, ku me anë të këtyre falsifikimeve ajo tentoi t’u kërkonte pjesë edhe 5 firmave të cilat kanë ndërtuar pallate në zonën e Kasharit. Por, kjo tentativë iu kthye kundër, pasi verifikimi i dokumenteve dhe praktikave zbuloi skemën mashtruese që solli më pas nisjen e ndjekjes penale dhe dënimin e ish-përgjegjëses së Kadastrës me 7 vite burg. Kujtojmë që të njëjtin dënim për Hykën kërkoi dhe organi i akuzës rreth 2 javë më parë. Vendimi pritet të apelohet nga e dënuara, ndërsa ekzekutimi i dënimit fillon pasi vendimi të marrë formën e prerë në Gjykatën e Apelit.

Si ra prokuroria në gjurmët e falsifikimit

Skemat mashtruese për përfitime të sipërfaqeve të tokave në bazë të ligjit 7501 vazhdojnë të zbulohen edhe,një çerek shekulli nga koha e aplikimit të këtij ligji. Një nga skemat e zbuluara së fundmi nga organi i akuzës së Tiranës është edhe ajo e ish-përgjegjëses së Kadastrës në Këshillin e qarkut të Tiranës, Henrieta Hyka, e cila tashmë është dërguar në gjykatë si e pandehur. Nga hetimet e kryera prokuroria dyshon se e pandehura, duke shfrytëzuar pozicionin që kishte ka falsifikuar një sërë dokumentesh, duke u dhënë sipërfaqe të konsiderueshme toke në komunën e Kasharit, në bazë të ligjit 7501, personave të afërm të saj të cilët nuk përfitonin nga ky ligj. Hetimi ka konstatuar se është falsifikuar edhe sipërfaqja e tokës ku nga 500 m2 që ishte fizikisht, në letra është shënuar si 4.500 metra katrorë, duke i shtuar përpara numrin 4. Sipas prokurorisë, ish-përgjegjësja e Kadastrës, duke patur dijeni mbi gjendjen e tokave u ka dhënë të afërmve të saj sipërfaqe toke edhe pse nuk ishin banorë të zonës ku ishte toka, në komunën e Kasharit dhe as nuk kanë qenë punonjës të ish-kooperativave apo fermave bujqësore. Më pas, toka që i ishte falsifikuar pronësia shitej tek persona të tjerë, sërish të afërm të Henrieta Hykës dhe në fund, pas dy-tre shit-blerjesh fiktive lëshohej një prokurorë që i jepte të drejtën Hykës të kryente veprime të tjera, duke ia dhënë tokën personave për ndërtime apo qëllime të tjera. Gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të fshinte gjurmët. Fillimisht kjo skemë dyshohet se është zbatuar nga dy firma ndërtimi, të cilave e pandehura iu ka kërkuar përqindje të ambienteve të ndërtimit më shumë sesa sipërfaqja e tokës që u kishte vënë në dispozicion. Përgjegjsia e kadastrës së Tiranës u shpall fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ajo u dënua nga kjo gjykatë me 7 vjet heqje lirie/ Elvis Myrta

Më të lexuarat