BREAKING NEWS

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat zbulon cilat janë 3 nga vendimet që mund të merren në tubimin e 2 Marsit nga Ilir Meta

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat
x

Aktualitet

Pesë kuzhinierë shqiptarë bëhen bashkë në Itali, gjesti i madh që do bëjnë për të prekurit nga tërmeti po bën xhiron në rrjetet sociale

Pesë kuzhinierë shqiptarë bëhen bashkë në Itali,

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi fatkeqësisht 51 viktima dhe la pas shumë dëme të mëdha, duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët shqiptarë.

Pesë kuzhinierë shqiptarë do të gatuajnë në San Martino për familjet e prekura nga tërmeti. Nisma pritet të ndërmerret nga data 26 deri në 31 Janar në restorantin San Giminiano. 

Mediat fqinje shkruajnë se të ardhurat do të shkojnë për dy familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat kanë mbetur tashmë pa shtëpi.

Nisma është ndërmarrë nga kuzhinieri shqiptar Ardit Curri, ndihmuar nga bashkatdhetarët e tij Entiana Osmenzeza, Ronald Bukri, Lul Valachi dhe Gentian Shei.

Pesë kuzhinierët jetojnë dhe punojnë në Toscana: Ronald Bukri është kuzhinier i Osticcio në qendrën historike të Montalcino, ndërsa në Firence gjejmë Lul Valachi al Pane, Amore, Fantasia e Champagne dhe Gentian Shei në kuzhinë në Kopshtin e dimrit nga Caino i hotelit St. Regis.