Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pjesë e dosjes “Vollga”, Shullazi padit gjyqtaren (EMRI)

Postuar: 24/05/2019 - 18:40

Pas më shumë se 11 seancave të dështuara në apelin e Krimeve të Rënda, grupi i dosjes Shullazi deklarojnë se pengesë për zhvillimin e këtij procesi nuk janë ata por gjyqtarët.

Sipas tyre, gjyqtarja Saida Dollani duhet të përjashtohet pasi ka shpifur duke sajuar një kërcënim me jetë të bërë prej tyre si dhe gjyqtarja Valdete Hoxha ka qenë më parë pjesë e trupit gjykues në procesin “Vollga”. Me anë të një letër publike për mediat, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese.

Ata nisin letrën duke sqaruar se “mbi tre vjet mbahen në burg dhe e vetmja gjë që kemi kërkuar nga Gjykata, ka qenë që ajo të zhvillojë një proces të paanshëm dhe objektiv, e pandikuar nga faktorë të tjerë dhe të marrë një vendim pa paragjykim, por të mbështetur vetëm ne provat e shqyrtuara në seancë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 16:05

Në një shkrim për Caroline Simson në Laë 360, Beccheti ka thënë se kjo ishte një betejë e vështirë që zgjati plot 4 vite.

Postuar: 20/06/2019 - 15:36

Riatdhesohen 127 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Francë.

Postuar: 20/06/2019 - 15:10

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e sotme në hyrje të Durrësit.

Postuar: 20/06/2019 - 15:05

Peter Tiede gazetari i ‘Bild’, është një ndër personat më të komentuar në ditët e fun

Postuar: 20/06/2019 - 14:50

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot në Shkodër një takim elektoral.