BREAKING NEWS

Shpërthen vatra në Mat, vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Shpërthen vatra në Mat, vazhdon të rritet numri i të
x

Aktualitet

Pjesë e një prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale në Shkodër, Gjykata merr vendimin për Safet Bajrin dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

Pjesë e një prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë 4 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal ‘’Bajri’’.

Trupa gjykuese pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi zgjatjen e afatit të hetimeve për këtë grup kriminal.

Pra, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali janë të detyruar të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Operacioni ndërkombëtar ‘’Oaz’’ arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit ‘’Bajri’’. Ata akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.

Grupi ‘’Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër ‘’Lici’’ kanë prodhuar një numër të madh viktimash.

 

Më të lexuarat