BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Aktualitet

Pjesë e parlamentit të ri/ Najada Çomo tregon se pse nuk votoi veten, por vetëm Partinë Socialiste

Pjesë e parlamentit të ri/ Najada Çomo tregon se pse nuk votoi

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, shefja e Infektivit, Najada Çomo tha nuk ka votuar për veten e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një intervistë televizive, Çomo tregoi se ka votuar vetëm për numrin 12, atë që mbante në listë Partia Socialiste.

Ndër të tjera, Çomo deklaroi se nuk e kishte parë numrin e qytetarëve që kishin zgjedhur emrin e saj për t’i përfaqësuar.

 “Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, e prisja me dëshirë të madhe rezultatin. Isha e bindur në fitore, por ndryshe është kur je e bindur dhe ndryshe kur e shikon prej vërteti rezultatin. Unë një gjë nuk kam parë, se sa vota kisha marrë unë si deputete. Nuk i kam numëruar. Unë nuk e kam votuar Najadën në numrin dy. Kam votuar numrin 12. E quajta detyrim moral karshi PS që të votoja për PS.

Nëse votoja 12 detyrimisht forca politike do të fitonte dhe do të sillte dhe Najadën në parlament. Duke mos u marrë me politikë ke ca mendime të tuat dhe të lejohet. Jam njeriu i fundit që kam parë numrin e votave që unë kam marrë. Në bindjen time ishte që të votohej PS sepse kjo ishte më e rëndësishme se vota për Najadën. Do jem njeri që do bëj më të mirën në atë vend. Kompromise që kanë lidhje me shëndetësinë”, tha Çomo.