BREAKING NEWS

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po
x
BREAKING NEWS

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë
x
BREAKING NEWS

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e
x
BREAKING NEWS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë,
x
BREAKING NEWS

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me
x
BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x

Aktualitet

Plagosen me thikë 2 vëllezër në Burrel, mbërrijnë me helikopter në spitalin e Traumës, në kërkim autori që i goditi

Plagosen me thikë 2 vëllezër në Burrel, mbërrijnë

Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga disa persona në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 14:50. Vëllezërit e identifikuar si Ardit Hysa, 22 vjeç dhe Kristin Hysa, 19 vjeç kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit. Më pas janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar operacionit. Ndërkohë kanë nisur kërkimet për autorin që i plagosi, i identifikuar si shtetasi me inicialet G.B.  “Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit", në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Arrestohet 24-vjeçarja në Rinas

Nga ana tjetër, një 24-vjeçare shqiptare me iniciale M.M u vu dje në pranga të Policisë në Rinas pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. Po ashtu, ajo u hoq si viktimë e prostitucionit. Policia thotë se e reja synonte të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar me pasaportë false italiane për të kërkuar azil, pasi në Shqipëri pretendonte se kishte qenë viktimë e prostitucionit. Pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte mashtruar autoritetet shqiptare, ndërsa bashkë me të u arrestua dhe shoqëruesi i saj, një 30 vjeçar.

Shpërndante kokainë, prangoste 30-vjeçari në Tiranë

Po ashtu, një 30-vjeçar është arrestuar dje në Tiranë. Sipas policisë, ai u kap duke shpërndarë doza kokaine. Ndërkohë policia ka sekuestruar dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram kokainë në proces për t’u ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike. “Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Vijon aksioni kundër kamerave

Ndërkohë Policia e Fierit ka çmontuar dje dhe sekuestruar 20 kamera sigurie në Fier dhe Lushnjë të vendosura nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin e efektivëve të policisë. Nga këto kamera ‘spiune’, 5 prej tyre ishin vendosur në qytetin e Fierit dhe 15 të tjera në qytetin e Lushnjës. 5 persona janë vënë nën hetim për kamerat e sekuestruara. Në Fier, 5 kamera sigurie u çmontuan në lagjet “8 shkurti” dhe “Liri” dhe u vunë nën hetim dy persona, A.B dhe K.K. Ndërsa në Lushnjë u çmontuan dhe sekuestruan 15 kamera sigurie të vendosura në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo", për të cilat u vunë nën hetim tre persona, K. T.,  S. T. dhe K. A. Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’,  policia ka çmontuar 181 kamera në 5 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë  39 në Korçë dhe së fundmi 20 në Fier. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani. Këto kamera ishin “sytë” e njerëzve të krimit për të monitoruar lëvizjet e policisë. Operacioni nisi fillimisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku kamerat ishin vendosur në lagjet e fiseve Lici dhe Bajri. Po ashtu edhe në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht u vunë në hetim Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.

Box 1

Dhunoi efektivin e policisë, prangoset 48-vjeçari në Korçë

Një 48 vjeçar është arrestuar dje nga policia, pasi goditi me grushte për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore në Korçë, pasi ky i fundit i kishte hequr patentën pak ditë më e parë dhe e kishte gjobitur. “Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij”, njoftoi policia.

Më të lexuarat