BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Plagosën rëndë 35-vjeçarin dhe e mbajtën të mbyllur disa kohë në një dhomë, arrestohen dy të rinjtë në Durrës, policia nxjerr detajet tronditëse

Plagosën rëndë 35-vjeçarin dhe e mbajtën të

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona.

Në pranga kanë rënë dy të rinjtë T. C., 33 vjeç, dhe E. C., 24 vjeç, të cilët pasi e kanë goditur 35-vjeçarin F. L., e kanë mbajtur disa kohë në një dhomë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit

T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Më të lexuarat