
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, autori: Kokoneshi i prishi dyqanin vjehrrit tim dhe i mori 60 m2 tokë, vëllai i tij më kërcënoi në zgjedhje

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Orges Xhelili, i arrestuari për plagosjen me armë të ftohtë të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, tregoi se ka pasur një konflikt më të thellë me kryebashkiakun socialist. Në dëshminë e dhënë, e zbuluar nga "TV Klan", ish-IT në bashkinë e Divjakës tregoi se e ofendoi i pari Kokoneshin kur ky po shkonte në bashki. Më pas, kryebashkiaku e kapi për dore. “Në këtë kohë që unë isha duke shkuar për tek vjehrri, tek shkallët e lokalit që ka në përdorim shtetasi L.V., ndesha përballë me Kryetarin e Bashkisë Divjakë, shtetasin Fredi Kokoneshi, i cili ishte së bashku me një shtetase të quajtur L.Gj. Aty unë sa u afrova i thashë “u tregove legen”. Aty Fredi me tha “kujt i thua ti kështu” dhe më kapi për një moment prej duarsh dhe më lëshoi,” thuhet në dëshminë e Orges Xhelilit. Ai shton se ishte i acaruar pasi ishte frustruar psikologjikisht, sepse e fajësonte Kokoneshin që e hoqi nga puna atë dhe gruan e tij mjeke, marrjen e 60 m2 tokë të vjehrrit të tij, prishjen e një dyqani buke si dhe një kërcënim që vëllai i Fredi Kokoneshit i kishte bërë gjatë zgjedhjeve të kaluara atij personalisht. “Unë në këtë moment i thashë që unë të ofendova më parë dhe ti më ofendove tani dhe e lëmë këtë muhabet me kaq, pasi jam dhe pak i fryrë nga të tjerët. Në lidhje me këtë shprehjen “jam pak i fryrë”, nënkuptoj faktin se duke qenë se shtetasi Fredi Kokoneshi më ka hequr nga puna, marrja e 60 metër katrore tokë të vjehrrit, prishi dhe një dyqan ku shiste bukë më parë, si dhe kërcënimi i vëllait të tij quajtur L.Kokoneshi në kohën pas zgjedhjeve, si dhe nga fakti se Fredi Kokoneshi, donte ta hiqte nga puna si mjeke bashkëshorten time, kishin krijuar një ambient ku shoqëria dhe njerëzit në lagje më thonin 'pse nuk reagon me gjithë këto që ai po të bën' ”, thuhet më tej në dëshmi.
Më të lexuarat


Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Deputetja e njohur shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, zbardhen detajet e fundit

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Makina përplas motomjetin në Fushë Krujë, dalin detajet nga ngjarja

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

114 vjeçarja probleme me pensionin, reagon ISSH dhe zbardh informacionet e fundit: Ja çfarë ndodhi

Bashkëpunoi me Habilajt për trafikun e kanabisit, dënohet me burg ish-shefi i postës, policia del me detajet
