BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, dy të rinjtë tregojnë se si nisi sherri pas gërvishtjes së makinave, mister personi i tretë në automjet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, dy të rinjtë

Policia ka marrë në pyetje dy personat e plagosur pas debatit të ndodhur për një gërvishtje makine, në Qytet Studenti. Fillimisht, dëshmitë u morën në ambjentet e Spitalit të Traumës, ku shtetasit në fjalë morën mjekim pas plagëve të marra në trup. Kujtojmë që shtetasi A. Gj., u godit me një plumb në shpatull, ndërsa dëshmitari tjetër u plagos në gjoks, ku deri dje ishte në rrezik për jetën. Pavarësisht se shtetasit me iniciale A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç dhanë dëshmitë për të gjetur shkakun e plagosjes së tyre, përsëri nuk ishte e mjaftueshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tyre, ata kishin shkuar te kompleksi “Grand”, i cili gjendet në rrugën “Todi Shkurti”, për të takuar një shokun e tyre. Nga ana tjetër, teksa lëviznin me makinë në destinacionin e kërkuar, ata u përplasën me një tjetër mjet. Gërvishtja e makinave kishte çuar në një konflikt të çastit. Pas debatit të krijuar, të dyja palët janë larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, është raportuar nga burime të afërta me policinë se dëshmia e dhënë prej tyre nuk ka qenë e plotë. Deklaratat e tilla erdhën, pasi u bënë hetime, ku u panë në vëzhgimin e bërë të pamjeve të kamerave të sigurisë së në makinën e dy shtetasve, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe J. M., gjendej një person tjetër, identiteti i të cilit mbetet i paditur, duke qenë se këta të fundit nuk e kanë treguar në dëshminë e tyre. Në vazhdim të dëshmisë, ata kanë pranuar se nuk njiheshin më parë me autorin e ngjarjes. Ndërkohë, ata shkuan më vonë në të njëjtën zonë, për t’u sqaruar se kush është fajtori dhe sapo janë ulur në lokal, të rinjtë u plagosën. Përveç autorit kryesor, përkatësisht shtetasi A. I. Gj., 31 vjeç, autoritetet policore kanë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët dhanë ndihmën e tyre për të larguar autorin në fjalë nga ngjarja. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Nj. K. dhe shtetasin B. P. Gjithashtu, përveç tyre në komisariat u shoqëruan dhe disa persona të tjerë, për t’u marrë dëshmia e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

Detajet mbi autorin

Kujtojmë se autori i plagosjeve të ndodhura të shtunën mbrëma u shpall në kërkim nga policia, ku madje u vendosën dhe postblloqe në Tiranë për kapjen dhe arrestimin e tij, por nuk u arrit dot. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dhe makinën e autorit tip “Audi”, bashkë me dy automjete të tjera. Përveçse i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, shtetasi A. I. Gj., 31 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nga shteti i Luksemburgut që nga shkurti i këtij vitit, për një tjetër plagosje të ndodhur në nëntorin e vitit 2020. Dyshohet se pasi ka kryer krimin, ai ka arritur të futet në mënyrë ilegale në kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Dyshimi i tillë erdhi pasi ai nuk rezultonte i regjistruar në sistem. Ndërkohë në vitin 2016, autori i plagosjes së dyfishtë në Tiranë, u arrestua në Itali, së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, për kryerjen e veprës penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Në atë kohë, dyshohej se këta persona ishin të përfshirë në një bandë kriminale, të cilët furnizonin me kokainë dhe drogë në rrethina të Italisë.