BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Plagosja me armë në Peqin, policia jep detajet: Identifikuam autorin

Plagosja me armë në Peqin, policia jep detajet: Identifikuam autorin

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peqin.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi B.Hakballa, i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri 31 vjeçarin në qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth orës 20:10, në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.