BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Aktualitet

Plagosja në Vlorë, policia gjen ‘provën e madhe’ në dalje të qytetit

Plagosja në Vlorë, policia gjen ‘provën e madhe’

Pas atentatit është gjendur në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve të plagosjes me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kushtrimi”.

Automjeti është gjendur 12 km larg qytetit, tip benz, ngjyrë e zezë, me targa AA 918 OU, e djegur totalisht. Arma është gjendur në bagazhin e këtij automjeti.

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati këtë mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Cepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Cepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt I atentatit. Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa pas dërgimit në spital të të plagosurve një patrullë e policisë qëndron ne ambientet e spitalit, për sigurinë e tyre.