BREAKING NEWS

Foto/ Sondazhi, cili është lideri i preferuar dhe më pak i preferuar i shqiptarëve

Foto/ Sondazhi, cili është lideri i preferuar dhe më pak i
x
BREAKING NEWS

Lirimi i ish- deputetit Alqi Bllako nga qelia, reagon ashpër Meta: Goditje fatale për sistemin e drejtësisë, vendimi është marrë me urdhër të...

Lirimi i ish- deputetit Alqi Bllako nga qelia, reagon ashpër Meta: Goditje
x
BREAKING NEWS

Ndodh e papritura në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër: Terri i kësaj qeverie! Demokratët ndezin marrin vendimin e menjëhershëm

Ndodh e papritura në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër:
x
BREAKING NEWS

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Bashkimi Europian ka ndëshkuar dhe penalizuar Serbinë, ja arsyeja

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Bashkimi Europian ka
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, SHBA merr vendimin drastik ndaj Iranit! Përfaqësuesi amerikan bën paralajmërimin e fortë: Nëse agresioni nuk frenohet, do të…

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, SHBA merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

PD depoziton projektligjin në Kuvend: Të ndalohet automatikisht dhënia e tenderave për...

PD depoziton projektligjin në Kuvend: Të ndalohet automatikisht
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?! Ja pazari...

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri
x

Aktualitet

Plan për të vrarë kryeministrin Kurti? Deklarata e fortë e analistit: Ja nga ka rrjedhur informacioni

Plan për të vrarë kryeministrin Kurti? Deklarata e fortë e

Pas publikimit të të dhënave nga hakerat doli në dritë një plan për eliminimin fizik të kryeministrit të Kosovës, në vitin 2021. Ishte Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë që zbuloi të dhënat e një përpjekje të fshehtë për të vrarë Albin Kurtin. Sipas të dhënave personi që do të kryente qitjen ishte nga Shqipëria dhe përveç Kurtit në shënjestër ishin edhe dy të tjerë.

Në dokumentet që disponohen theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Analisti i sigurisë, Drizan Shala, në një lidhje direkte në emisionin “Ballkan”, në ABC me gazetaren Linda Karadaku tha se informacioni ishte i sigurt pasi kishte rrjedhur nga institucionet e shtetit shqiptar.

Shala: Informacioni ka rrjedhur nga institucionet e shtetit shqiptar që ndaj kryeministrit të Kosovës ka pasur plan për atentat. Kanë qenë informacione të sigurta. Nuk ka qenë një informacion që ka rrjedhur nga qytetarët, por ka qenë një informacion i vërtetuar nga shteti shqiptar. Elementi kyç është si ka mundur ky informacion të rrjedhë në opinionin publik.

Shqiptari i dyshuar sipas Njësisë Kundër Terrorizmit në Kosovë, është identifikuar si Prek Kodra.

Në dokument, theksohet nga pala shqiptare se Prek Kodra është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.