BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

"Plani për ndryshimin e kufijve, Kosova bashkohet me Shqipërinë", vjen reagimi i parë nga ish-ministrja shqiptare për letrën sekrete të kryeministrit slloven për BE-në: Kjo hartë është e frikshme

"Plani për ndryshimin e kufijve, Kosova bashkohet me

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Bashkimi i një pjese të madhe të Republikës Serbe të Bosnjës me territorin e Serbisë. Zgjidhja e çështjes kombëtare të Kroacisë me dy opsione dhe krijimi i një shteti funksional boshnjak.

Ky është plani për zgjidhjen përfundimtare të problemeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që zbulohet me një letër që një media sllovene e ka botuar, duke aluduar që të njëjtën kryeministri slloven Janez Jansa e ka dërguar te Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se harta e cila po qarkullon nëpër mediat e disa shteteve ballkanike po ndjell frikë të tmerrshme, e sidomos në kohën kur Kosova luftonte për të mos u copëtuar.

Postimi i plotë:

SKENAR I RI, QËLLIM I VJETËR!
Kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndjellë ndjenjë të tmerrshme tek më kujtohen ditët e 2018/2019 kur Kosova e vogël luftonte “e përçarë për së brendshmi” për të mos u copëtuar!
Përderisa kjo hartë monstruoze po riaktualizohet në secilin debat e medium në Ballkan, e në qarqe diplomatike përmes gjoja një “non-paper” që Sllovenia do t’i dorëzojë BE-së me fillimin e Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në qershor, është e pakuptimtë se si Prishtina zyrtare mund të qëndrojë tërësisht e heshtur përballë pretendimeve të tilla territoriale nga shteti fqinj e armiku i vjetër, Serbia.
Harta të këtilla që qarkullojnë edhe jozyrtarisht, duhet të na alarmojnë të gjithëve, e veçanërisht Kryeministrin Kurti, të cilit edhe i takon t’a udhëheqë dialogun me Serbinë, se duhet t’a marrë ketë temë më seriozisht, dhe t’u japë përgjigje të prerë të gjitha këtyre kërcënimeve për sovranitetin, integritetin territorial, dhe paqen e stabilitetin në vendin tonë.
Me situatën ende të rëndë pandemike në botë, me vështirësinë e qasjes së barabartë në vaksina, me dobësimin ekonomik e financiar në mbarë botën, dhe me krizat e reja të sigurisë në Ukrainë, Afganistan, e Jemen që secilën ditë e më shumë po marrin vëmendjen e aleatëve tanë, Kosova NUK E KA KOMODITETIN të heshtë e të pretendojë se nuk i dëgjon e sheh këto diskutime që po rikthehen me shpejtësinë e dritës, ngjashëm si para 2 viteve. Nuk duhet të harrojmë që Kancelarja Merkel shumë shpejtë do përfundojë mandatin e saj, dhe Kosova do t’a ketë shumë të vështirë t’a gjejë një zë poaq të fuqishëm në Evropë, për të kundërshtuar e dështuar ide të tilla monstruoze që rrezikojnë sigurinë në Ballkan, rikthejnë tragjeditë e së kaluarës në rajonin tonë, rrezikojnë zhbërjen e disa shteteve të dalura nga ish-Jugosllavia, duke hapur kutinë e Pandorës për ri-vizatimin e kufijve në të gjithë Ballkanin.
Nga përvoja e para 2 viteve, kur Kosova u gjet përballë këtij rreziku fatal, reagimi i ashpër dhe i hershëm kundër kësaj ideje, ishte vendimtar në shuarjen e të gjitha shkëndijave që mëtonin të ndiznin zjarrin në Kosovë e rajon.

Më të lexuarat