BREAKING NEWS

Rreziku nga koronavirusi, doktori italian zbulon si mund të përballohet kjo epidemi

Rreziku nga koronavirusi, doktori italian zbulon si mund të
x

Aktualitet

Plas keq në Gramsh, dy të rinj i zënë pritë policit që i shoqëroi një natë më parë në komisariat

Plas keq në Gramsh, dy të rinj i zënë pritë policit

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin një punonjës policie.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy të rinjtë E.SH dhe shoku i tij me inicialet K.B përkatësisht 25 e 24 vjeç janë arrestuar pasi i kanë zënë pritë dhe kanë dashur të rrahin një punonjës policie, i cili kishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariat 25 vjeçarin me inicialet E.SH.

Shtetasi me inicialet E.SH ishte shoqëruar dje në Komisariatin e Gramshit pas një sherri me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti, por më pas është lënë i lirë.

Menjëherë në ndihmë të efektivit të zënë në pritë ka shkuar patrulla e Përgjithshme e Policisë, dhe ka arrestuar në flagrancë dy të rinjtë.