BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Aktualitet

Plas keq sherri në emision! Pas debatit të fortë me Alket Hysenin, gazetari bën veprimin e papritur që shtang Alfred Lelën: Po ma bën mua këtë...! (VIDEO)

Plas keq sherri në emision! Pas debatit të fortë me Alket

Deputeti socialist, Alket Hyseni u përplas me gazetarët Juli Xhokaxhi dhe Koloreto Cukali në emisionin ‘Politikon’, ku ngriti pikëpyetje nëse kishin dijeni apo kanë qenë prezentë në protestën e 10 viteve më parë.

Kaq mjaftoi që Cukali në shenjë proteste të hiqte mikrofonin live dhe të largohej nga studio.

Pjesë nga debati në Ora News

Alket Hyseni: E dyshoj që keni qenë në protestën e 21 janarit?

Koloreto Cukali: Jo, jo, do iki. Zotëria po vë në dyshim integritetin tim.

Alket Hyseni: Jo dyshoj sepse po të kishe qenë atje, do të bëhej mishi kokërr me këtë logjike.

Koloreto Cukali: Unë me njerëz si ju nuk ulem në tavolinë. Vazhdoni bëni propagandë. Unë jam këtu sepse më ka ftuar Fredi, por me njerëz si ju nuk ulem dhe bisedoj. Ju sulmin e keni metodologji.

Alfred Lela: Dëgjo një sekond, po hakmerresh me Hysenin por po ma bën mua.

Koloreto Cukali: Është e drejta ime të dyshoj. Nuk akuzoj askënd, por të dyshoj mundem.

Më të lexuarat