Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Plas keq sherri në Gjykatë, banorët hyjnë me dhunë në godinë, polici nxirret jashtë me forcë, ja çfarë ka ndodhur

Plas keq sherri në Gjykatë, banorët hyjnë me dhunë

Përplasje fizike mes disa qytetarëve dhe policit ka ndodhur në Gjykatën e Shkodrës. Qytetarët janë banorë të një pallati që protestojnë se rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre, ndërsa për t'u futur në godinë kanë përdorur forcën duke nxjerrë me dhunë jashtë policin.

Dy javë më parë këta banorë u përplasën me policinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror për të dalë nga banesa, pasi do t'i kalonte pronarit.

Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbaruesit vinë ti nxjerrin nga banesat e tyre. Familjarët kanë pròtèstuar dhe janë shprehur se janë sistemuar në këto banesa nga bashkia e qytetit të Shkodrës që në vitin 1992.