BREAKING NEWS

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin jashtë loje LSI dhe nisin negociatat kokë më kokë me Ramën e Bashën, alarm në partinë e presidentit

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin
x

Aktualitet

Plas keq sherri në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e Lulzim Bashës, Klodiana Lala nxjerr detajet e forta, zbulon prokurorin që nuk firmosi kërkesën për gjykim

Plas keq sherri në Prokurorinë e Tiranës për

Ditën e sotme janë mbyllur hetimet për dosjen e lobimit rus të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa prokuroria e ka kaluar për gjykim çështjen, duke e marrë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, Arben Ristanin si dhe Ilir Dervishin.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje. “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së, ndërsa ka rënë përfundimisht akuza e pastrimit të parave, pasi prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

Kërkesa për gjykim e çështjes Basha është firmosur nga dy prokurorë.

Klodiana Lala shprehet se në lidhje me dosjen e Lulzim Bashës, është bërë debat në Prokurorinë e Tiranës. Nga tre prokurorët që kanë pasur dosjen në dorë, dy prej tyre e kanë firmosur atë, ndërsa një prej prokurorëve nuk ka firmosur.

Mësohet se prokurori që nuk ka firmosur prokurori Kol Hysenaj. Pikërisht Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës. Nuk dihet nëse ai donte që në dosjen e Bashës të kishte më tepër akuza apo nuk donte që të ketë akuza ndaj liderit opozitar.

 

Më të lexuarat