BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Plas para Kuvendit/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, tentojnë të hyjnë me forcë në parlament

Plas para Kuvendit/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë,

Ashtu sikurse ishte lajmëruar ka nisur protesta e banorëve të Astirit përballë Kuvendit të Shqipërisë. Midis banorëve dhe policisë kanë plasur tensione dhe përplasje të forta, ku banorët po konfrontohen fizikisht me policinë. 

Ndërkohë protestuesit po hedhin shashka dhe po tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve të Kuvendit. Ndërkohë protestuesit po përdorin edhe fëmijë për të thyer kordonin e policisë.

Me pankarta në duar ku shkruhet: “ Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” të gjithë njëzëri i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.