
Postuar: 20/07/2019 - 14:16
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit. Policia bën të ditur se ka qenë dy adoleshentë D.S 17 vjeç dhe K.N, 18 vjeç, banues në Rrashbull, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar. Kanë qenë banorët e zonës të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.
Pas identifikimit nga uniformat blu, ata janë vënë në pranga mesditën e sotme. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Manëz, Durrës
Qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët, arrestohen në flagrancë nga Policia, dy adoleshentët.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë
Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.
Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/