BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

Plas sherri/ Erion Dasho përplaset keq me Bratajn: E paske bërë testin e inteligjencës Skënder! (REPLIKAT)

Plas sherri/ Erion Dasho përplaset keq me Bratajn: E paske bërë

Është nxehur debati me ekspertit të Shëndeitti Publik, Erion Dasho dhe kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Dasho shkruante gjatë paradites se Komiteti Teknik, ku anëtar është edhe Skënder Brataj, ose duhet të shtojë testimet ose duhet t’i nënshtrohet testit të inteligjencës. Më pas në një tjetër postim, Dasho shkruante se në Gjermani suksesi ndaj pandemisë Covid-19 nuk ishte nga maskat, por nga testimet, duke theksuar se në Gjermani janë bërë mbi 60 mln testime, ndërsa në Shqipëëri 106 mijë.

Por duket se ironizimet dhe thumbat e ekspertit Dasho, nuk i kanë pëlqyet drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ky i fundit ironizon mjekun Dasho duke i thënë se mund të ketë harruar pacientin e fundit që ka vizituar.

“Përgjigje JO (superekspertit) Erion Dasho!! Ky JO(superekspert) që ka për qëllim të kritikojë ekspertet!

Po shyqyr ore doktor Erioni! Po që nuk na kish shkuar mendja deri tani, ke par ti!? Sikur të kishe shkuar në Frankfurt me pare do kishe sjellë ide më të mira! Paske kaluar nga Robert Koch, paske gjetur shtamin asimptomatik, se testi i dyte të paska dal shumë mire!!!

Ne mjeket kemi mbetur në Shqiperi me shtamin tonë, me të parin test, me etikën profesionale dhe deontologjinë, me ndjekjen e situatës dhe ndjekjen e sëmundjes.

Çfare do thuash në fundin e kësaj epidemie-pandemie? Besoj se do vazhdosh të kërkosh rimbursimin e maskës!! Askush nuk ta ka kohën, nuk je ndihmë e mjekesise shqiptare në këtë moment. Je bërë pengesë dhe dezinformues duke përmendur masat inteligjente, ato që bën OJQ jote që nuk u pranuan, ato qe nuk të sollën €?

Prandaj je lëshuar kaq egër ndaj kolegëve të tu mjek? Ekspërteve? Komitetit?”, shkruan Brataj.

Nuk vonoi përgjigja e mjekut Dasho, i cili komentoi: “E paske bërë testin Skënder…”

Plas sherri/ Erion Dasho përplaset keq me Bratajn: E paske bërë

Plas sherri/ Erion Dasho përplaset keq me Bratajn: E paske bërë